Kursim Energji dhe Izolim Maksimal
Dyert me efiçiencë energjie LEBO janë projektuar për të reduktuar humbjet termike dhe për të përmirësuar performancën e energjise të ambienteve të brendshme. Këto dyer prej druri, të certifikuara në Klasën Klimatike III, karakterizohen nga rezistencë e lartë ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe deformimeve strukturore.
Falë vlerës së lartë izoluese UD = 1.3 W/(m²K), sistemi është ideal për përdorim:
- ndërmjet ambientit të banimit dhe bodrumit të pa ngrohur
- ndërmjet ambientit të banimit dhe papafingos / çatisë së izoluar por pa ngrohje
Guarnicioni automatik në pjesën e poshtme të derës, i integruar standardisht, pengon në mënyrë efektive depërtimin e ajrit të ftohtë dhe rrymat e ajrit nga ambientet e pa ngrohura.
Karakteristikat Kryesore
- Klasë Klimatike III sipas DIN EN 12219
- Vlerë termoizoluese UD = 1.3 W/(m²K)
- Rezistencë e lartë mekanike – Klasa S / Klasa 3 sipas DIN EN 1192
- Guarnicion automatik kundër humbjes së nxehtësisë
- Stabilitet i lartë dimensional në ndryshime klimatike
Finishe dhe Koleksione të Disponueshme
Dyert LEBO Energiespartür janë të disponueshme në:
- ROOTS Durat®
- ROOTS Furnier
- PURE Durat®
- PURE Echtlack
- PURE HPL
- PURE GAP
- PURE Accura
- PURE Versio
Kushtet Klimatike të Testimit
Sistemi është testuar në kushte të simuluara klimatike:
- Ana e brendshme: 23°C / 30% lagështi relative
- Ana e jashtme: 3°C / 85% lagështi relative
Kjo garanton funksionim të qëndrueshëm dhe izolim efektiv edhe në diferenca të mëdha temperature.
Shënim: Këto dyer nuk rekomandohen për përdorim të jashtëm ose për lidhje direkte ndërmjet banesës dhe garazhit. Për këtë aplikim rekomandohen dyert speciale të lidhjes me garazhin.







