Sistem Fotovoltaik On-Grid Rooftop – 150kW, 300kW dhe 1MW
Sistem fotovoltaik On-Grid për instalime në çati, i projektuar për projekte komerciale dhe industriale me kapacitete 150kW, 300kW dhe 1MW, me tension sistemi 230/400V.
Sistemi përfshin strukturën e montimit dhe komponentët e nevojshëm për krijimin e një impianti fotovoltaik të përshtatur për instalim në çati.
Projektimi i sistemit
Gjatë projektimit të sistemit fotovoltaik merret në konsideratë këndi i pjerrësisë dhe orientimi i paneleve, në mënyrë që ato të marrin sa më shumë rrezatim diellor gjatë vitit. Përcaktimi i këndit optimal kontribuon në rritjen e prodhimit vjetor të energjisë dhe në shfrytëzimin sa më efikas të sipërfaqes së çatisë.
Sistemi mund të përshtatet sipas orientimit të çatisë, strukturës së objektit, kushteve të instalimit dhe kërkesave të projektit.
Module Fotovoltaik Monokristalin 550W
Panel fotovoltaik monokristalin SE5-72H me fuqi maksimale 550W, i projektuar për prodhim efikas të energjisë dhe përdorim në sisteme fotovoltaike rezidenciale, komerciale dhe industriale.
- Fuqia maksimale: 550W
- Tensioni në pikën e fuqisë maksimale (Vmp): 42.64V
- Rryma në pikën e fuqisë maksimale (Imp): 12.90A
- Tensioni në qark të hapur (Voc): 50.22V
- Rryma e qarkut të shkurtër (Isc): 13.70A
- Përmasat: 2279 × 1134 × 35(30) mm
- Pesha: 26.9 kg

Inverter Fotovoltaik On-Grid
Inverter On-Grid që mundëson lidhjen e konfigurimeve të ndryshme të vargjeve fotovoltaike, edhe kur panelet kanë fuqi, teknologji, orientim ose kënd pjerrësie të ndryshëm. Çdo string mund të funksionojë në pikën e tij optimale të fuqisë, duke përmirësuar rendimentin dhe shfrytëzimin e energjisë së prodhuar.







