Krahasime

Parket Inxhinierik vs. Laminat vs. Vinyl

Cila dysheme është më e përshtatshme për projektin tuaj?

Zgjedhja e dyshemesë ndikon jo vetëm në estetikën e ambientit, por edhe në komfort, mirëmbajtje, rezistencë ndaj lagështisë dhe jetëgjatësi.

Karakteristika Parket Inxhinierik Laminat Vinyl
Sipërfaqja Dru natyral Dekor me efekt druri Dekor vinyl
Struktura Shtresa druri të stabilizuara Baza HDF PVC / SPC, sipas produktit
Rezistenca ndaj lagështisë Mesatare E mirë, sipas klasës Shumë e lartë
Rezistenca ndaj gërvishtjeve Mesatare Shumë e mirë E mirë
Rinovimi i sipërfaqes Mund të jetë i mundur, sipas trashësisë së shtresës së drurit Jo Jo
Ndjesia Natyrale dhe premium E qëndrueshme Komode dhe praktike
Mirëmbajtja Kërkon më shumë kujdes E thjeshtë Shumë e thjeshtë
Aplikimi tipik Rezidenca, vila, hotele, ambiente premium Banesa, zyra, ambiente me trafik Banesa, zyra, retail, klinika mjekësore dhe ambiente me kërkesa specifike

Parket Inxhinierik

Zgjedhja për ata që kërkojnë dru të vërtetë, karakter natyral dhe një rezultat premium. Shtresa e sipërme është dru natyral dhe çdo dërrasë ka tonalitet dhe nyje unikë.

I përshtatshëm për sallone, dhoma gjumi, vila, apartamente premium, hotele dhe projekte hospitality.

Laminat

Një alternativë praktike që kombinon pamjen e drurit, rezistencën ndaj përdorimit të përditshëm dhe mirëmbajtjen e thjeshtë.

Klasifikimi i rezistencës, si AC4 ose AC5, duhet zgjedhur sipas nivelit të trafikut dhe destinacionit të ambientit.

Vinyl

Një zgjidhje shumë praktike për ambiente ku kërkohet zgjidhje antibakteriale, rezistencë e lartë ndaj lagështisë, pastrim i lehtë dhe mirëmbajtje minimale.

Në varësi të sistemit dhe produktit mund të përdoret në banesa, kuzhina, zyra, retail, klinika mjekesore dhe dentare, ambiente hospitality dhe zona me trafik të lartë.

Cilin të zgjidhni?

Zgjidhni Parket Inxhinierik kur prioriteti është druri natyral, estetika premium dhe jetëgjatësia.

Zgjidhni Laminat kur kërkoni rezistencë të mirë ndaj përdorimit të përditshëm dhe raport të mirë kosto–performancë.

Zgjidhni Vinyl kur kërkesa për higjenë, lagështia, mirëmbajtja e lehtë dhe përdorimi intensiv janë faktorë të rëndësishëm.

Nuk jeni të sigurt cili material i përshtatet projektit tuaj?
Dërgoni te MBK Albania planimetrinë, sipërfaqen dhe destinacionin e ambientit. Ne ju ndihmojmë të përcaktoni sistemin e përshtatshëm, nga përgatitja e bazës së dyshemesë deri te instalimi final.

Produkte të ngjashme