Parket në Shqipëri: Llojet, Çmimet, Montimi dhe Zgjedhja më e Mirë për Shtëpinë tuaj
Zgjedhja e parketit është një investim afatgjatë që ndikon drejtpërdrejt në estetikën, komoditetin dhe vlerën e pronës suaj. Në tregun shqiptar, kërkesa për parket në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë është rritur ndjeshëm, duke sjellë më shumë alternativa si dru masiv, parket inxhinierik, laminat dhe vinyl.
Ky udhëzues është krijuar për t’ju ndihmuar të kuptoni:
- Cili parket është më i miri për ju
- Sa kushton parketi në Shqipëri?
- Si bëhet montimi profesional
- Cilat janë gabimet që duhen shmangur
Llojet e parketit në Shqipëri (krahasim profesional)
Parket Dru Masiv (Solid Wood)
Parketi më natyral dhe premium në treg.
Karakteristika teknike:
- 100% dru natyral (lis, ah, arre)
- Trashësi: 15–22 mm
- Mundësi rifreskimi: 4–8 herë
- Jetëgjatësi: 40–80 vite
- Montim: ngjitje ose gozhdim
Përdorimi ideal:
- vila luksoze
- ambiente premium
Parket Inxhinierik (Engineered Wood)
Zgjidhja më e përdorur në ndërtimet moderne. Karakteristika teknike:
- 3–7 shtresa
- Shtresë druri: 2–6 mm
- Trashësi: 10–20 mm
- Click ose ngjitje
- I përshtatshëm për ngrohje nën dysheme
Përdorimi ideal:
- apartamente moderne në Tiranë
- shtëpi me klimë të ndryshueshme

Laminat
Zgjidhje ekonomike dhe praktike. Karakteristika teknike:
- Baza HDF
- Trashësi: 8–12 mm
- Klasa AC3–AC5
- Montim: click system
Përdorimi ideal:
- buxhete mesatare
- ambiente me përdorim të lartë

Vinyl ROLL/ SPC/ LVT
Dysheme moderne 100% rezistente ndaj ujit. Karakteristika teknike:
- PVC, SPC (stone core), Roll
- Trashësi: 2–8 mm
- Waterproof 100%
- Click ose ngjitje
- Antibakterial
Përdorimi ideal:
- kuzhina, banjo
- zyra, institucione dhe lokale
- spitale, klinika dentare, klinika estetike, farmaci
- shkolla, cerdhe, after school, biblioteka, salla studimi

Decking Outdoor (dysheme për jashtë)
Zgjidhje për veranda dhe ambiente të jashtme. Llojet:
- dru natyral (teak, bangkirai)
- WPC kompozit (wood plastic composite)
Karakteristika:
- rezistent ndaj UV dhe shiut
- anti-slip
- jetëgjatësi deri në 25+ vite (me mirembajtje)
Krahasimi i parketeve
| Lloji | Natyraliteti | Rezistencë ujë | Jetëgjatësi | Çmimi |
|---|---|---|---|---|
| Dru Masiv | ⭐⭐⭐⭐⭐ | ⭐⭐ | ⭐⭐⭐⭐⭐ | 💰💰💰💰 |
| Inxhinierik | ⭐⭐⭐⭐ | ⭐⭐⭐ | ⭐⭐⭐⭐ | 💰💰💰 |
| Laminat | ⭐⭐ | ⭐⭐ | ⭐⭐⭐ | 💰💰 |
| Vinyl SPC | ⭐⭐ | ⭐⭐⭐⭐⭐ | ⭐⭐⭐⭐ | 💰💰💰 |
Parket, çmimi në Shqipëri (2026)
Çmimi i parketit varet nga materiali dhe cilësia:
- Laminat → ekonomik
- Vinyl SPC → mesatar
- Inxhinierik → mesatar/premium
- Dru masiv → premium
Montimi i parketit
Përgatitja e bazës: sipërfaqe e rrafshët, me autonivelant, pa lagështire, e pastër dhe e qëndrueshme
Parketi duhet të qëndrojë 48–72 orë në ambientin e instalimit.
Metodat e montimit
- Dru masiv → ngjitje
- Inxhinierik → click / ngjitje
- Laminat → click system/ nenshtrese (redukton zhurmën, rrit komfortin, mbron nga lagështia(
- Vinyl → click waterproof / ngjitje
- Outdoor → strukturë druri ose alumini
Parket në Tiranë dhe Shqipëri
Nëse po kërkoni parket në Tiranë ose Durrës, është e rëndësishme të zgjidhni:
- furnizues profesional
- materiale të certifikuara
- montim të saktë
Kombinimi i materialit + instalimit përcakton jetëgjatësinë e dyshemesë.
Gabime që duhet shmangur
- zgjedhje vetëm sipas çmimit
- mosnivelim i bazës
- montim jo profesional
Kërkoni ofertë për parket në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë
Shume alternativa te disponueshme
Konsulencë per produktet dhe sherbimet dhe montim profesional



