Commercial & Industry Solar + Storage + EV Charging Solution
Zgjidhje të integruara për Energji Diellore + Ruajtje Energjie + Karikim EV
Zgjidhje të avancuara energjetike për biznese, industri dhe objekte të mëdha, të projektuara për uljen e kostove të energjisë, optimizimin e konsumit dhe rritjen e pavarësisë energjetike.
Solar – Energji Diellore
Sistemet fotovoltaike komerciale dhe industriale u mundësojnë bizneseve të reduktjnë kostot e energjisë elektrike, duke shfrytëzuar energjinë e rinovueshme dhe duke forcuar angazhimin e tyre ndaj qëndrueshmërisë dhe përgjegjësisë mjedisore.
Solar + Storage – Energji Diellore + Ruajtje
Sistemet hibride të energjisë diellore dhe ruajtjes mund të funksionojnë si On-Grid ose Off-Grid, duke ofruar fleksibilitet dhe siguri më të madhe energjetike.
Sistemet përfshijnë menaxhim inteligjent të baterive (BMS), i cili mundëson kontrollin e parametrave të karikimit dhe shkarkimit, planifikimin e cikleve të ruajtjes dhe optimizimin e përdorimit të energjisë së prodhuar nga sistemi fotovoltaik.
Solar + Storage + EV Charging
Zgjidhjet që kombinojnë energjinë diellore, ruajtjen e energjisë dhe karikimin e automjeteve elektrike mund të integrohen në ambiente të reja ose ekzistuese.
Strukturat janë të projektuara për instalim të shpejtë dhe të thjeshtë, me komponentë të parapërgatitur dhe numër të reduktuar pjesësh, duke minimizuar nevojën për prerje dhe përpunime gjatë montimit.
Aplikime
- Fabrika dhe magazina
- Qendra tregtare dhe distribucioni
- Ndërtesa zyrash
- Shkolla dhe biblioteka
- Qendra mjekësore dhe institucione
- Objekte magazinimi
- Biznese dhe pronarë objektesh që synojnë uljen e kostove të energjisë
- Zhvillues pronash që dëshirojnë të ofrojnë zgjidhje energjetike me vlerë të shtuar për klientët
Energji Diellore • Ruajtje Energjie • Karikim EV • On-Grid & Off-Grid • Menaxhim Inteligjent







